Osmani mbështet protestën kundër Speciales në Tiranë: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë në mbështetje të protestës së paralajmëruar për datën 17 tetor në Tiranë, e organizuar nga përfaqësues të kategorive të dala nga lufta.
Gjatë një konference për media, Osmani theksoi se ka mbështetur dhe do të mbështesë çdo protestë që bëhet në emër të drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut.
“E mbështes këtë protestë, ashtu siç kam mbështetur çdo protestë që është thirrur për drejtësi. Qytetarët e Kosovës dhe më gjerë nuk kanë kërkuar kurrë asgjë tjetër përveç drejtësisë, drejtësisë së vërtetë dhe respektimit të parimeve më të larta të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, u shpreh Osmani./Periskopi/



