Osmani pret me ceremoni shtetërore Guvernatorin e Përgjithshëm të Antigua dhe Barbudas, Sir Rodney Williams

Osmani pret me ceremoni shtetërore Guvernatorin e Përgjithshëm të Antigua dhe Barbudas, Sir Rodney Williams

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur me ceremoni shtetërore Guvernatorin e Përgjithshëm të Antigua dhe Barbudas, Sir Rodney Williams.

Me nderimet më të larta shtetërore, Osmani i dha mirëseardhjen e ngrohtë mysafirit gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë.

Sipas njoftimit të Presidencës, Sir Rodney Williams do të qëndrojë për një vizitë zyrtare dhe do të marrë pjesë në Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që organizohet nën udhëheqjen e presidentes Osmani./Periskopi/

Shpërndaje në: