Osmani: “Sunny Hill”, rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Festivali “Sunny Hill”, është rrëfim i një ëndrre të kthyer në realitet.
Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se “Sunny Hilli” është një ëndërr që nisi me dashurinë për vendin dhe u kthye në një nga ngjarjet më frymëzuese që e vendos Kosovën në qendër të hartës kulturore globale.
“Përmes muzikës, pasionit dhe energjisë së rinisë – Kosova po shkëlqen. Po tregon se edhe nga një vend i vogël, mund të lindin gjëra të mëdha. Faleminderit, Dua, që ëndrrën tënde e bëre edhe tonën. Faleminderit ekipit të Sunny Hill që e bëni këtë ëndërr realitet çdo vit, duke e sjellë botën në zemër të Kosovës”, ka shkruar Osmani./Periskopi/
Postimi i plotë:



