Otamendi i pamëshirshëm, tallet keq me Ansu Fatin e Barcelonës

Otamendi i pamëshirshëm, tallet keq me Ansu Fatin e Barcelonës

Sikur të mos mjaftonte humbja 3:0 që Barcelona e pësoi ndaj Benficas, mbrojtësi argjentinas Nicolas Otamendi ka  bërë edhe batuta me lojtarët ‘Blaugrana’.

Ishte minuta e 92’ e takimit kur Otamendi shkëmbeu disa fjalë me talentin premtues të Barcelonës, Ansu Fati.

Fati është lojtari që Barcelona e zgjodhi si pasues të fanellës numër 10, të cilën Lionel Messi e la boshe me largimin e tij drejt PSG, përcjell Periskopi.

Pikërisht bazuar në këtë pikë, Otamendi vendosi të tallej me spanjollin e ri. “A je ti Leo Messi?”, ishte pyetja e Otamendi drejtuar Fati.

Kjo pyetje u shtrua në formë tallëse, pak pasi Fati e rrëzoi Otamendin atëherë kur luhej fundi i ndeshjes. /Periskopi/

Shpërndaje në: