Overmars i ofrohet Barcelonës, drejtori sportiv i Ajax pishman për mundësitë e mëhershme

Overmars i ofrohet Barcelonës, drejtori sportiv i Ajax pishman për mundësitë e mëhershme

Marc Overmars nuk fshihet dhe pranon se dëshiron të bëhet drejtori i ri sportiv i Barcelonës.

“Ose qëndroj këtu tek Ajax, ose shkoj jashtë me familjen”, ka thënë Overmars për Ajax Life.

“Të them të drejtën kam humbur disa mundësi në karrierën time. Ato raste kanë kaluar të paktën gjashtë herë në jetën time. Si Arsenal ashtu edhe Barcelona janë opsione të rëndësishme, por mendoj se Spanja do të ishte zgjedhja më e mirë. Jemi ndier mirë atje dhe do të zgjidhja Barcelonën”.

Overmars, në karrierën e tij si lojtar, ka veshur në të kaluarën fanellën e Barçës nga sezoni 2000/01 në sezonin 2003/04, por nuk ka arritur të fitojë asgjë me blaugranat. Ndoshta kjo gjë mund të ndryshojë në rolin e drejtuesit…

Shpërndaje në: