OVL-UÇK i reagon Specialës: Tejkaluat çdo kufi të drejtësisë dhe zhveshët procesin nga çdo ndjenjë njerëzore
Sot, ka ndërruar jetë babai i Salih Mustafës, Jahja Mustafa pas problemeve shëndetësore për një kohë të gjatë.
Pavarësisht këtyre problemeve shëndetësore, Gjykata Speciale në Hagë nuk i ka dhënë leje Salih Mustafës ta vizitoj babain e tij.
Në lidhje me këtë, OVL-UÇK ka shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për refuzimin e një vizite humanitare, për Salih Mustafën.
“Ky vendim i pashpjegueshëm dhe johuman përbën një shkelje të rëndë të parimeve themelore të të drejtave të njeriut dhe të çdo standardi minimal të humanizmit. Salih Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe nuk ka ekzistuar asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në ndonjë proces gjyqësor. Refuzimi i një kërkese të tillë humanitare nuk ka as bazë ligjore dhe as morale”, ka shkruar OVL-UÇK në reagim.
OVL-UÇK ka thënë se mohimi i së drejtës për t’i qëndruar pranë prindit në momentet e fundit të jetës dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit është një akt që tejkalon çdo kufi të drejtësisë dhe e zhvesh procesin nga çdo ndjenjë njerëzore.
“Drejtësia pa humanizëm nuk është drejtësi, por padrejtësi e institucionalizuar. Ngushëllime familjes Mustafa, bashkëluftëtarëve të Calit dhe të gjithë atyre që e njohën bacën Jahja”, thuhet mes tjerash në reagim./Periskopi/
Reagimi i plotë:



