Pa e zgjedhur nënkryetarin serb, Basha e konsideron Kuvendin e konstituar – cakton mbledhjen e parë të Kryesisë

Pa e zgjedhur nënkryetarin serb, Basha e konsideron Kuvendin e konstituar – cakton mbledhjen e parë të Kryesisë

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka konsideruar të mbyllur seancën konstituive edhe pa zgjedhjen e nënkryetarit nga minoriteti serb.

“Konsideroj që moszgjedhja e njërit nga pesë nënkryetarët nuk mund të bëhet pengesë që të mos konstituojë Kuvendin e Kosovës. Si të veprohet tutje me punën tonë, do t’i konsultoj anëtarët e Kryesisë së Kuvendit”.

Ai caktoi mbledhjen e Kryesisë për të hënën në ora 13:00./Periskopi/

Shpërndaje në: