Pa fitues, por me shumë spektakël – Liverpool e City ndajnë pikët në thrillerin e katër golave në ‘Anfield’

Pa fitues, por me shumë spektakël – Liverpool e City ndajnë pikët në thrillerin e katër golave në ‘Anfield’

Është mbyllur pa fitues kryendeshja e javës në Premier League, mes Liverpool dhe Manchester City.

Super-ndeshja e zhvilluar në ‘Anfield’ ka treguar plot katër gola, por asnjë fitues, shkruan Periskopi.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me Manchester Cityn që kishte një dominim absolut në raport me lojtarët e Jurgen Klopp, megjithatë skuadra e Guardiolas nuk gjeti golin.

Në pjesën e dytë, skuadra që kaloi e para në epërsi ishte ajo e Liverpool, kur me anë të Sadio Mane shënoi për 1:0 në minutën e 59’.

Reagimi ishte i shpejtë, kur City me anë të Foden shënoi për 1:1, pas vetëm 10 minutave. Edhe më pak zgjati kjo festë, pasi Salah shënoi në minutën e 76’ për 2:1.

Pesë minuta më vonë, Manchester City realizoi me anë të Kevin De Bruyne, për të rikthyer edhe një herë rezultatin e barabartë.

Goli i KDB doli të ishte vendimtar për këtë takim, i cili në fund i dha të dy skuadrave nga një pikë.

Liverpool tashmë shkon në 15 pikë, kurse Manchester City numëron 14 pikë, dy më pak sesa liderët e Premier League, Chelsea. /Periskopi/

Shpërndaje në: