Pa gola në Emirates, Milan rrezikon kualifikimin (Video)

Pa gola në Emirates, Milan rrezikon kualifikimin (Video)

Arsenal nuk ka arritur më shumë se sa një barazim pa gola kundër Sporting, në Emirates.

‘Topçinjët’ luajtën më mirë gjatë gjithë kohës, por nuk arritën të konkretizonin rastet, megjithatë me këtë barazim ata prenë biletën për fazën tjetër të Ligës së Evropës.

Vlen të ceket lëndimi i tmerrshëm i Danny Welbeck, që e pësoi në minutën e 29-të të takimit. Bashkëlojtarët mbeten të tronditur nga ky lëndim, ndërsa u largua nga fusha me barrelë mes duartrokitjeve të tifozëve.

Ekipi i Unay Emery tubon 10 pikë dhe renditet e para, teksa portugezët janë në vendin e dytë me 7 pikë.

Arsenali ndeshjen tjetër përballet si mysafire e Vorskla Poltava, ndërsa Sporting udhëton në Baku, për t’u përballur me Qarabag.

Milan nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1, në udhëtim ndaj Betis.

Në fakt ndeshja filloi më mirë për vendasit, të cilët pas 12 minutave kaluan në epërsi pas golit të Lo Celso.

https://www.youtube.com/watch?v=cm_E5hymOhw

Në vazhdim posedimi i takoi Betisit, kurse Milan në stilin tipik të Gattusos, priste kundërsulmet.

Zhvillohej minuta e 62-të kur lojtari më në formë te ‘Rossonerët’ këtë sezon, Suso shënoi një kryevepër nga gjuajtja e lirë.

https://www.youtube.com/watch?v=Fxs3usmd4Uc

Pas këtij barazimi, Milan zbret në vendin e tretë me pikë të barabarta me Olympiacos, teksa ekipi grek ka golaverazhin më të mirë. Betis është i pari me tetë pikë.

Milan ndeshjen tjetër e luan përballë Dudelanges, në San Siro, teksa Betis pret Olympiacosin./Periskopi/

Shpërndaje në: