Pa leje ndërtimore, MKRS po nis punimet për një palestër në Fushë Kosovë – Nga Komuna thonë se po bëhet për “qëllime elektorale”

Pa leje ndërtimore, MKRS po nis punimet për një palestër në Fushë Kosovë – Nga Komuna thonë se po bëhet për “qëllime elektorale”

Drejtori në Drejtorinë per Planifikim Urban, Projektim dhe Mjedis në Komunën e Fushë Kosovës, Parayll Zogiani, në një prononcim për Periskopin ka treguar në detaje se si MKRS po nis punimet në Miradi të Ultë për ndërtimin e një palestre gjimnastike – PA LEJE NDËRTIMORE.

Enis Rrustemi, Periskopi

Zogiani thotë se Komuna e Fushë Kosovës nuk është penguese për punime të tilla, por nuk lejon që të zhvillohen punime pa i ndjekur procedurat ligjore.

“Dje e mora informatën se nesër më datë 10.07 do të bëhet inaugurimi i punimeve të palestrës gjimnastike në Fushë Kosovë. Me të thënë të drejtën nuk isha shumë në dijeni të procedurave, por e orientova si informatë tek Drejtori i Kulturës dhe më pas jemi kyç për me u informu nëse është apliku leja ndërtimore apo jo dhe pas konsultimit me zyrtarët përgjegjës u vërtetua se nuk ka pasur ndonjë aplikim të tillë. Nuk e di se si i ka zhvillu procedurat Ministria, por leje të ndërtimit nuk ka pasë“, tha Zogiani për Periskopin.

Tutje, drejtori i Urbanizmit së Komunës ka hedhur dyshime se ekziston mundësia që këto veprime nga pushteti qëndror, po bëhen për qëllime elektorale – meqenëse dihet se zgjedhjet lokale mbahen në tetor të këtij viti.

“Ekziston mundësia që ndoshta për qëllime elektorale është duke u bërë kjo. Por, më duhet të them se pengesa nuk Komuna e Fushë Kosovës nuk ka pasë, por krejt cka kemi kërkuar është me i ndjek procedurat – aplikimin për kushte dhe lejen ndërtimore”, përfundoi Zogiani.

Ndryshe Komuna e Fushë Kosovës, e cila udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me kryetarin, Burim Berisha tash e 20 vjet [pesë mandate], zgjedhjet e ardhshme do të kandidoj me Besnik Osmanin.

Zyrtarizimi i kandidaturës së Osmanit, u bë dy ditë më parë nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, ku deklaroi se “historia e mirë e LDK-së në Fushë Kosovë nuk përfundon me Burim Berishën, por vazhdon me Besnik Osmanin”.

 

Në vend që të zgjidh ngërçin në Kuvend, Kurtit i shkoi qershori me kaci në dorë

 

Shpërndaje në: