Pa qime në shtëpi, pa erë dhe pa bezdi: Ja cilat raca qensh janë zgjedhja ideale

Pa qime në shtëpi, pa erë dhe pa bezdi: Ja cilat raca qensh janë zgjedhja ideale

Zbuloni cilët qen janë më të përshtatshëm për persona alergjikë, familje me fëmijë dhe ata që duan pastërti pa kompromis

Dëshironi një mik katërputrosh që ta mbani në shtëpi apo banesë, por nuk doni të gjeni qime në çdo hap. Ndoshta jeni edhe alergjik ndaj qenve, prandaj ju nevojiten qen që nuk i bien qimet dhe nuk kanë erë, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të pasur një kafshë shtëpiake. Këto raca janë zgjedhje shumë e mirë nëse shfaqni simptoma alergjie, nëse keni fëmijë dhe në përgjithësi nuk i pëlqeni qimet e qenve mbi mobilie.

Qentë me rrezik të ulët për alergji po bëhen gjithnjë e më të popullarizuar, sepse alergjia ndaj qenve është një problem gjithnjë e më i shpeshtë. Megjithatë, ajo që duhet ditur është se asnjë qen nuk është 100% pa rrezik alergjik, sepse alergjia nuk shkaktohet nga qimet e qenit, por nga një proteinë që gjendet në sekrecionet e tij, pështymë, zbokth, urinë… Meqë qentë e lëpijnë veten, proteina Can f 1 kalon edhe në qime.

Disa raca prodhojnë më pak nga kjo proteinë, nuk i hedhin qimet dhe, si rrjedhojë, e përhapin atë më pak në ambient. Ja cilat janë këto raca qensh, transmeton Telegrafi.

Terieri tibetian – qen që nuk i bien qimet

Terierët tibetianë janë dëshmi se një qen që nuk i hedhin qimet nuk duhet të jetë domosdoshmërisht pa qime. Këta janë qen që nuk i bien qimet, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë nevojë për krehje.

Ata kanë qime të gjata dhe të dendura, të cilat ngatërrohen lehtë nëse neglizhohet krehja dhe prerja. Arrijnë deri në 40 centimetra lartësi dhe pesha normale në moshë të rritur është rreth 18 kilogramë.

Konsiderohen si qen shumë të bindur, me karakter të mirë dhe janë të shkëlqyer për familje me fëmijë të vegjël. Shkurt, janë qen idealë familjarë. Gjithashtu, janë edhe qen shumë të mirë roje, ndonëse kjo nuk do të mendohej në pamje të parë.

Edhe pse bëhet fjalë për një terier, pothuajse nuk ndan tiparet tipike të kësaj race. Nuk do të vrapojë i tërbuar pas brejtësve, por më tepër do të përkëdhelet me të huajt, sepse e adhuron vëmendjen.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Pa qime në shtëpi, pa erë dhe pa bezdi: Ja cilat raca qensh janë zgjedhja ideale

Zbuloni cilët qen janë më të përshtatshëm për persona alergjikë, familje me fëmijë dhe ata…

Një i burgosur gjendet i varur në Burgun e Sigurisë së Lartë, ishte i dënuar për këto vepra penale

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve ka njoftuar se sot, rreth orës…

Rritje e temperaturave e reshje shiu – Parashikimi i motit për javën e parë të shkurtit

Mendimi për Motin, ka njoftuar se sipas parashikimeve, gjatë javës së parë të shkurtit pritet…

Barcelona vazhdon dominimin në La Liga, mposht këtë herë Elchen

Barcelona ka arritur fitoren e tretë radhazi në La Liga. Ata kanë mposhtur Elchen, me…

Çfarë e shkaktoi shpërthimin në Iran? Autoritetet japin sqarimet e para

Një shpërthim që tronditi një ndërtesë banimi në qytetin portual iranian Bandar Abbas ka të…

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për vitin 2026. “Reds”, e mposhtën Newcastlen…

Vetura godet disa persona në Prishtinë / KUJDES – PAMJE TË RËNDA

Në orët e pasdites së të shtunës, në Kodrën e Trimave në Prishtinë u raportua…