Paga minimale të jetë 600 euro, sindikata e sektorit privat kërkon që pagat me rritje të ekzekutohen me 1 janar

Paga minimale të jetë 600 euro, sindikata e sektorit privat kërkon që pagat me rritje të ekzekutohen me 1 janar

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, i janë drejtuar me një shkresë zyrtare kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati lidhur me çështjen e rritjes së pagës minimale.

“Më 31 tetor 2025 nga Qeveria e Kosovës u mor vendim që paga minimale të rritet nga 350 euro në 500 euro, duke e ndarë në dy faza rritjen. Rritja e parë e pagës minimale prej 425 euro bruto nga 350 euro bruto sa është tash, u premtua të filloi nga 1 janari 2026, kurse nga 1 korriku të filloi zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale do bëhet 500 euro”, thuhet në shkresën e FSPTSPK-së.

Tutje kjo federatë ka bërë apel që zbatimi i pagës së re minimale të nis nga 1 janari 2026.

“Kjo do ta lehtësoj koston e jetës të një pjese të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës, pas rritjes së inflacionit dhe çmimeve në treg. Andaj ju thërrasim që t’i bëni të gjitha përgatitjet për transferimin e mjeteve për kompanitë publiko-private që kryejnë shërbime në institucionet publike që pagat e janarit tu dalin me rritje konform vendimin që keni marrë”, thuhet tutje në shkresë.

FSPTSPK ka shtuar se paga minimale mund të jepet vetëm në kushte të jashtëzakonshme të shtetit dhe ne kemi kërkuar dhe kërkojmë që kjo pagë të jetë së paku 600 euro. /Periskopi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dëmtuara

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:00 në Lezhë të Shqipërisë, saktësisht në…

Të gjithë mendojnë se macet e zeza sjellin fat të keq – këto 13 fakte tregojnë të kundërtën

Shumë njerëz ende besojnë se një mace e zezë që ju pret rrugën sjell ters.…

Gratë nuk janë krijuar për të lindur shtrirë në shpinë: Çfarë thotë shkenca

Ekspertët shpjegojnë se ky pozicion nuk është natyral dhe mund ta bëjë lindjen më të…

“Myzhde”, Dua Lipa po bëhet gati për martesë

Dua Lipa dhe Callum Turner thuhet se po shmangin një dasmë të madhe showbiz-i në…

“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh Fisnik Asllanin si pasues të Robert Lewandowskit

Barcelona është duke vazhduar ta ndjekë sulmuesin Fisnik Asllani, si një nga prioritet për në…

Drita e fiton Kupën e Kosovës në volejboll

Drita e Gjilanit ka fituar Kupën e Kosovës në volejboll, pasi triumfoi në një finale…

Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dronë iranianë

Ministria britanike e Mbrojtjes ka bërë të ditur se Forcat Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar…

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, këto dy ditë pritet shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet me kushte…