Pakti Aukus: Macroni kërkon ‘sqarime’ nga Joe Biden në një thirrje telefonike

Pakti Aukus: Macroni kërkon ‘sqarime’ nga Joe Biden në një thirrje telefonike

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, më në fund do të flas në telefon me Joe Bidenin, derisa pritet që t’i kërkojë sqarime presidentit amerikan për paktin Aukus me Australinë dhe Britaninë e Madhe.

Pjesa qendrore e paktit Aukus është kërkesa që Australia të anulojë kontratën e saj për të blerë 12 nëndetëse barracuda nga Franca.

Në vend të kësaj kontrate, Amerika me Britaninë do t’i ndërtojnë Australisë nëndetëse nukleare, raporton Guardian, përkthen Periskopi.

Zëdhënësi i presidencës franceze tha se telefonata e ditës së sotme do të ishte një shans për të qartësuar mënyrën në të cilën u bë kjo marrëveshje.

Macroni po pret sqarime për vendimin e ShBA-ve për t’i mbajtur aleatët evropianë jashtë bisedimeve fondamentale rreth bashkëpunimit në Indo-paqësorin,” tha Gabriel Attal.

Franca tashmë ka thënë se ndihet se i është ngulur thika në shpinë. /Periskopi

Shpërndaje në: