Pal Lekaj: 7 vjet nga themelimi i Ushtrisë së Kosovës, vendim historik i Qeverisë Haradinaj
Kandidati i AAK-së për deputet, Pal Lekaj, ka kujtuar sot 7-vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, duke e cilësuar këtë akt si një nga vendimet më të rëndësishme shtetërore pas shpalljes së pavarësisë.
Sipas Lekajt, vendimi historik për themelimin e Ushtrisë së Kosovës u mor nga Qeveria Haradinaj, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Postimi:
7 vite nga themelimi i Ushtrisë së Kosovës.
Ky vendim historik u mor nga Qeveria Haradinaj, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një hap i madh shtetëror që e bëri Kosovën më të fortë dhe më të sigurt.
Ushtria e Kosovës është dëshmi se me guxim, përgjegjësi dhe një kryeministër që punon ngushtë me aleatët ndërkombëtarë, Kosova di të marrë vendime të mëdha./Periskopi/



