Palestinezët largohen nga qyteti i Gazës, ndërsa Izraeli thotë se ka filluar fazat e para të sulmit

Palestinezët largohen nga qyteti i Gazës, ndërsa Izraeli thotë se ka filluar fazat e para të sulmit

Një numër i madh palestinezësh po vazhdojnë të largohen nga Qyteti i Gazës pasi ushtria izraelite filloi fazat e para të një ofensive tokësore të planifikuar, thonë zyrtarët në qytet.

Trupat izraelite kanë krijuar një pikëmbështetje në periferi të qytetit – i cili është shtëpia e më shumë se një milion palestinezëve – pas ditësh bombardimesh intensive dhe zjarri artilerie, raporton BBC, transmeton Periskopi.

Kjo ka bërë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, të ripërtërijë thirrjet për një armëpushim të menjëhershëm “për të shmangur vdekjen dhe shkatërrimin” që një sulm do të “shkaktonte në mënyrë të pashmangshme”.

Izraeli dëshiron të sinjalizojë se po ecën përpara me planin e tij për të pushtuar të gjithë Qytetin e Gazës pavarësisht kritikave ndërkombëtare./Periskopi

Shpërndaje në: