Pamje: Mbrojtësi i Arsenalit i lufton trimërisht hajnat, rrahet me shkopinj bejsbolli

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Arsenalit Gabriel i ka luftuar trimërisht disa hajna të armatosur me shkopinj bejsbolli, të cilët po përpiqeshin t’ia vidhnin veturën, orën e dorës dhe telefonin në shtëpinë e tij.

Incidenti ishte ndodhur në gusht të këtij viti kur Gabriel, i cili iu bashkua Arsenali për mbi 30 milionë euro nga Lille vitin e kaluar, kur ai dhe një mik i tij ishin përcjellë nga pas nga tre hajna.

Braziliani 23-vjeçar ishte ballafaquar me hajnat në garazhin e vet dhe pamjet nga kamerat e sigurisë, që u publikuan sot, e shfaqin atë duke ia ofruar çelësat e veturës së vet Mercedes hajnit i cili po ia mbante afër fytyrës shkopin e bejsbollit.

Njëri nga hajnat tentoi ta godiste me shkop metali Gabrielin, por mbrojtësi i Arsenalit e goditi atë në fytyrë para se ta hidhte në tokë.

Hajni, i cili ia doli të ikte, e humbi kapelën dhe policia ishte në gjendje ta gjurmonte përmes ADN-së.

Njëri nga hajnat, Abderham Muse, 26-vjeçar, u dënua më pesë vjet burgim muajin e kaluar, nën akuzën për plaçkitje dhe për posedim të armës.