Pamje nga asgjësimi i 317 bimëve narkotike që u zbuluan nga policia në Koshare

Pamje nga asgjësimi i 317 bimëve narkotike që u zbuluan nga policia në Koshare

Rreth 317 bimë narkotike janë asgjësuar në Koshare të Junikut.

Kjo u bë të enjten nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitet e forenzikës, por edhe ata të anti-drogës.

Në vendin e ngjarjes u arrestua edhe një person që është shtetas i Shqipërisë.

Për të prangosurin, por edhe persona tjerë që dyshohen të kenë kultivuar këtë bimë narkotike në këtë terren malor, Policia e Kosovës kishte kohë që po vëzhgonte.

Krahas kësaj parcele nga Prokuroria Themelore në Gjakovë thanë se mund të ketë të tjera të tilla aty.

Në largimin e tyre asistoi edhe policia nga Shqipëria. Të gjitha këto bimë u asgjësuan duke u djegur në një zonë të sigurt në Koshare.

https://www.youtube.com/watch?v=kpS3lIA6wwc

 

Shpërndaje në: