Pamje të pabesueshme të Dhërmisë në vitin 1963 (Video)

Pamje të pabesueshme të Dhërmisë në vitin 1963 (Video)

Gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar edhe për pushimet verore zbatoheshin rregulla të posaçme për mënyrën sesi duhej të organizoheshin pushimet verore.

Për të pushuar nevojitej autorizim i posaçëm. Në vijën bregdetare të vendit për udhëheqjen e lartë u ndërtuan shtëpi pushimi të veçanta ndërsa për familjarët u ndërtuan kampe.

Fletët e kampit ishin të kufizuara në numër dhe jo të gjithë punëtorët apo familjarët arrinin të siguronin një fletë kampi.

Bregdeti i Dhërmiut dhe kampi që ishte ndërtua aty ishin më i preferuari nga familjet shqiptare por ashtu si në kampet e tjera nevojitej pajisja me fletë kampi.

Bregdeti i Dhërmiut do të ishte një bregdet i pëlqyer dhe nga turistët e huaj që vinin nga blloku lindor e madje nuk do të mungonin as diskutimet konkrete me shtete të ndryshme që kërkonin të ndërtonin infrastrukturën e përshtatshme për të sjellë qytetarët e tyre për të pushuar.

Pamjet e mëposhtme i përkasin një dokumentari të vitit 1963, prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re”, që kanë si synim të promovojnë zonat turistike të Shqipërisë./Tv SCAN/

Shpërndaje në: