Pamje të reja nga momenti i jashtëzakonshëm kur ndeshja Brazil-Argjentinë eskaloi në kaos

Pamje të reja nga momenti i jashtëzakonshëm kur ndeshja Brazil-Argjentinë eskaloi në kaos

Brazil-Argjentinë përfundoi si mos më keq të dielën mbrëma.

Në atë që konsiderohet gjërësisht si një prej përballjeve drithëruese të futbollit me Kombëtare, vetëm pesë minuta pasi kishte filluar ndeshja kualifikuese për Kupën e Botës, u ndal.

Në skena gati të pabesueshme në ‘Arena Corinthians’, zyrtarët shëndetësorë të Brazilit u futën në fushë duke besuar se pjestarë të skuadrës së Argjentinës nuk duhet të luajnë për shkak të rregullores së Covid-19, transmeton Periskopi.

Sipas ‘BBC Sport’, autoritetet potencuan se katër lojtarë të Argjentinës të cilët kishin udhëtuar nga Britania e Madhe – tre prej tyre që startuan ndeshjen – është dashur të vendosen në karantinë.

Derisa lojtarët nuk u listuan me emra, kuarteti ishte me argjentinasit që luajnë në Premier League – Emiliano Buendia, Emiliano Martines, Giovani lo Celso dhe Cristian Romero.

Skuadra e Argjentinës eventualisht u drejtua në zhveshtore, derisa vazhduan diskutimet me kapitenin Lionel Messi më vonë pas rikthimit në fushë.

Në fund, ‘Conmebol’ konfirmoi se ndeshja është pezulluar dhe aktualisht nuk ka datë të re për vazhdimin e saj.

Klipet dhe pamjet nga ngjarja tashmë kanë bërë xhiro në internet, por një video në YouTube mbulon vendimin fillestar për ta ndërprerë ndeshjen.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: