Pamjet nga tribuna e golit të Lionel Messit kundër Man Cityt janë aq të mira, sa që kanë shkuar viral

Pamjet nga tribuna e golit të Lionel Messit kundër Man Cityt janë aq të mira, sa që kanë shkuar viral

E marta mbrëma ishte e rezervuar vetëm për një njeri dhe ai njeri është Lionel Andres Messi.

Gjeniu argjentinas shënoi golin e parë për klubin e ri, Paris Saint-Germain në fitoren 2-0 të skuadrës kundër Manchester Cityt në ‘Parc des Princes’.

Ish-ylli i Barcelonës mori topin në afërsi të vijës së mesit dhe vazhdoi tutje drejt mbrojtjes së Cityt.

Ai pastaj bashkëveproi me Kylian Mbappen, para se të dhuronte një finish të jashtëzakonshëm me të majtën prapa krahëve të Edersonit.

Siç ndodhë shpesh në futbollin modern, momenti i fundit magjik i Messit u kap në një video amatore të një fansi nga tribuna që po e shikonte ndeshjen.

Kënaqësi të shikohet… /Periskopi.com/

Shpërndaje në: