Pandemia: Dy të vdekur në 24 orët e fundit

Pandemia: Dy të vdekur në 24 orët e fundit

Dy raste të vdekjes dhe 14 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orëshin e fundit në Kosovë. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Njoftimi i plotë:

11 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.153 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 74 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.333. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.095

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

 

Shpërndaje në: