Papagalli ‘sulmon’ futbollistin në fushë, mezi e heq nga qafa

Papagalli ‘sulmon’ futbollistin në fushë, mezi e heq nga qafa

Sytë nga Kroacia, që futbollin e ka shumë të zhvilluar. Gjithsesi është e pamundur që të shmangesh ndonjë skenë komike, sidomos në ligën e dytë ku ka edhe të papritura.

Në ndeshjen BSK-Cibalia ka ndodhur një ngjarje mjaft interesante, pasi miqtë kanë shënuar golin që e çoi rezultatin në 3-1. Cipric e dërgoi topin në rrjetë dhe më pas pati të qeshura.

Pse? Një papagall u lëshua në fushë dhe përfundoi në kurrizin e një prej lojtarëve të Cibalia. Ovacione nga shkallët e stadiumit, ndërsa lojtari e mori papagallin dhe e dorëzoi jashtë fushe.

 

 

Shpërndaje në: