Paraqitet në SPAK deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka

Paraqitet në SPAK deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka

Këtë të martë është paraqitur në SPAK deputetja e Tiranës për Partinë Socialiste, Olta Xhaçka. Ajo ka hyrë në ambientet e SPAK në orët e para të mëngjesit. Xhaçka është paraqitur e vetme dhe pa praninë e një avokati.

Gjatë mandateve qeverisëse me kryeministrin Edi Rama, Olta Xhaçka ka mbajtur detyrën e ministres së Mbrojtjes dhe më pas atë të ministres së Punëve të Jashtme. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së saj në SPAK, përcjell euronews.

Kjo nuk është hera e parë që Olta Xhaçka paraqitet në ambientet e SPAK./Periskopi/

Shpërndaje në: