Parashikim: Kosovë – Danimarkë, kush me kë do të stërvitet?

Parashikim: Kosovë – Danimarkë, kush me kë do të stërvitet?

Ndeshja: Kosovë – Danimarkë
Vendi: Fadil Vokrri
Ora: 19:00, sot
Kompeticioni: Miqësore

Kosova luan një ndeshje të rëndësishme përpara testit të vërtetë ndaj Bullgarisë. 

‘Dardanët’ përballë do të kenë Danimarkën, ish-kampionin evropian, në një miqësore luksi.

Deklaratat përpara ndeshjes e kanë ‘nxehur’ pak ndeshjen, me trajnerin danez që tha që këtë ndeshje e sheh vetëm si stërvitje. Në anën tjetër, selektori i Kosovës, Bernard Challandes u treguar i matur me deklaratat e tij.

SKUADRAT E PLOTA:

KOSOVA

Image may contain: text

DANIMARKA

MUNGESAT: 

Kosova këtë ndeshje nuk llogarit në shërbimet e Hekuran Kryeziut, i cili dje u stërvit i veçuar nga skuadra dhe pritet të jetë i gatshëm ndaj Bullgarisë. Valon Berisha nuk është grumbulluar fare për shkak të lëndimit.

Danimarka llogarit në të gjithë futbollistët e ftuar.

FORMACIONET E MUNDSHME:

Formacioni i mundshëm i Kosovës (4-2-3-1): Aro Muric: Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti, Benjamin Kololli: Herolind Shala, Besar Halimi: Arbër Zeneli, Bersant Celina, Milot Rashica: Vedat Muriqi.

Formacioni i mundshëm i Danimarkës (4-2-3-1): Kasper Schmeichel: Henrik Dalsgaard, Andreas Christensen, Simon Kjaer, J.S Larsen: Lasse Schone, Thomas Delaney: Y.Poulsen, Christian Eriksen, Martin Braithwaite: Nicolai Jorgensen.

STATISTIKAT:

Kosova në dhjetë ndeshjet e fundit, ka regjistruar tetë fitore dhe dy barazime.

Gola të shënuar me një mesatare prej 2.5, ndërsa të pranuara për ndeshje mesatare prej 0.5.

Në shtatë ndeshje përfaqësuesja nuk ka pranuar gol, duke u bërë plot 220 minuta pa pranuar gol.

Ndryshe, Kosova ka dështuar vetëm në një ndeshje për të shënuar gol.

Kombëtarja e Danimarkës në dhjetë ndeshjet e fundit, ka arritur vetëm katër fitore, një humbje dhe pesë barazime.

Kombëtarja daneze ka një mesatare të golave të shënuar prej 0.9, ndërsa të pranuara për ndeshje 0.6.

Danezët shquhen për mbrojtje të fortë, duke mbajtur portën e tyre të pa prekur në gjashtë ndeshje. Ndërsa, ka dështuar të shënojë gol në katër ndeshje, duke mos shënuar gol për një orë e 31 minuta.

Lojtarët që duhet të shikohen: Arbër Zeneli (Kosova) dhe Christian Eriksen (Danimarka)

Kosova dhe Danimarka asnjëherë nuk janë përballur ndërmjet vete.

FAVORITI:

Kosova – 7.50
Barazim – 4.20
Danimarka – 1.40

Parashikimi i autorit: Kosova 2-2 Danimarka.  /PERISKOPI/

 

Shpërndaje në: