Parashikimi i motit për këtë javë

Parashikimi i motit për këtë javë

Nga e hëna do të ketë kushte për zhvillime të stuhive mjaft intensive me shi, me mundësi edhe për breshër lokalisht. Reshjet e vrullshme që mund të bien vende-vende, edhe mund të sjellin deri tek përmbytje të shpejta.

Ditën e martë ka gjasa më të ulëta për shi, që shfaqen më shumë përreth viseve malore.

6.06 – Mot jostabil, kryesisht me vransira, ku priten zhvillime të stuhive me reshje intensive shiu, lokalisht edhe me breshër. Në mbrëmjes më freskët.
7.06 – Vransira e intervale me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
8.06 – Kryesisht me vransira. Që nga orët e mëngjesit priten zhvillime të stuhive me shi e breshër. Stuhi shiu pritet të zhvillohen edhe pasdite më vonë. Vende-vende reshjet do të jenë më intensive.
9.06 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe të reshura shiu herët në mëngjes. Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima.
10.06 – Kryesisht me vransira dhe më freskët, kohëpaskohe me reshje shiu. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.
Temperaturat pësojnë rënie, minimalet luhaten zbresin nga 18C në 14C, e maksimalet nga 28C e 29C, në 22C e 21C deri të enjten dhe premte.
Era fryn drejtimesh të ndryshme, e lehtë dhe mesatare 3-11m/s, vende-vende edhe me hove deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me një rritje graduale në pjesën e dytë të javës.

Shpërndaje në: