Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Ajri i ftohtë që po mbretëron në Evropë këto ditë, nesër pritet të arrijë edhe deri në territoret tona, por jo sikur në vendet evropiane. Normalisht do të kemi ulje të temperaturave dhe gjithashtu edhe reshje lokale bore, por në territoret tona nuk presim ndonjë goditje të fortë dimërore apo polare sikur në Evropë.

Në vendet evropiane sidomos në Gjermani, Zvicër dhe Asutri kemi disa ditë me dimër të vërtetë dhe borë të shtresuar dhe kjo pritet të vazhdojë edhe më tutje, megjithatë një mase ajrore paksa më e ngrohtë nga Atlantiku do të arrijë në Gjermani duke shtyrë ajrin shumë të ftohtë polar në verilindje të Evropes dhe për këtë arsye në shumë pjesë të Gjermanisë do të ketë gjasa për reshje shiu apo edhe shi të ngrirë.

Edhe ky penetrim polar në territoret tona do të jetë jetëshkurtër, ngase gjatë fundjavës do të ketë rritje të temperaturave dhe ardhja zëvendësim të masës së ftohtë polare nga masa paksa më të ngrohta nga Atlantiku.

Sidoqoftë dimri ende nuk ka filluar siç duhet dhe reshje bore do të kemi gjatë këtij dimri, deri atëherë kënaquni me fjollat e borës që po priten të Enjten./MeteoBallkan

Shpërndaje në: