Parashikimi i motit për sot
Ditën e diel dhe të hënë, ka gjasa që mjegulla ultësirave të mos shpërndahet as gjatë ditës. Kushte kthjellimes dhe intervale më të gjata me diell parashihen zonave më të larta kodrinoro-malore.
Temperaturat minimale zbresin deri në -2C e -3C, e ato maksimale, në pjesë të mbuluara me mjegull, më të ulëta ndërmjet 1C e 4C, e aty këtu mund të rriten deri në 7C e 8C, njofton Mendimi për Motin.
Nga dita e martë ka gjasa të kalojnë vransira shtresore të larta, e mjegulla të shpërndahet, që lejon më shumë rreze dielli të arrinë në sipërfaqe. Temperaturat minimale zbresin në -1C, e ato maksimale shkojnë deri në 9C./Periskopi/



