Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të kemi mot kryesisht të vranët. Paradite me ndonjë reshje lokale dhe mundësi për intervale kohore me diell, ndërsa pasdite pritet të ketë dendësim të vranësirave të cilat pritet të sjellin reshje shiu. Vende-vende priten reshje të dendura shiu sidomos pasdite dhe në mbrëmje si dhe rrebeshe të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Pasdite pritet të ketë intensifikim të reshjeve dhe vende-vende priten reshje mjaft intensive me vetëtima dhe bubullimë. Reshje dhe rrebeshe të fuqishme nesër priten në Mal të Zi që nga orët e mëngjesit, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Kosoven lindore reshjet pritet të arrijnë orëve të pasdites.

Të martën na pret mot i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Shqipëri priten rrebeshe të fuqishme lokale, lokalisht edhe në viset tjera.

Nga e mërkura na pret mot me erëra jugperëndimore, intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu, por reshjet do të jenë më të dobëta në intensitet dhe më të izoluara./MeteoBallkan

Shpërndaje në: