Parashkruhet aktakuza për gazin lotsjellës, aktgjykim refuzues ndaj Haxhiut dhe të tjerëve

Parashkruhet aktakuza për gazin lotsjellës, aktgjykim refuzues ndaj Haxhiut dhe të tjerëve

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktgjykim me të cilin ka refuzuar akuzën ndaj Albulena Haxhiut dhe të tjerëve, për rastin e gazit lotsjellës.

Në vendimin e gjykatës thuhet se ku vendim është marrë pasi që është arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale, transmeton Periskopi.

Lajmin e ka bërë të ditur Burim Halili, avokat i Haxhiut, i cili tha se kryetarja e Kuvendit tashmë nuk mban më asnjë barrë penale për akuzat që janë ngritur kundër saj.

Bashkë me Haxhiun janë akuzuar edhe ish-deputetët Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi e Besa Baftiu.

Shpërndaje në: