Parisi e Berlini kërkojnë Asociacionin para votimit në KiE, Molliqaj fajëson Kurtin: Ky vet është pajtuar, drafti e minon shtetësinë e Kosovës

Parisi e Berlini kërkojnë Asociacionin para votimit në KiE, Molliqaj fajëson Kurtin: Ky vet është pajtuar, drafti e minon shtetësinë e Kosovës

Si Parisi, ashtu edhe Berlini, e kanë bërë të qartë se s’ka vota për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, pa e dërgu draftin e Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, shkruan Periskopi.

Për këtë gjë, Dardan Molliqaj, ish bashkëpartiakë me kryeministrin Kurti, po e fajëson këtë të fundit.

Ai në një përgjigje për Periskopin ka thënë se aleatët po e kërkojnë atë që vet Kurti është pajtuar për ta bërë.

“Presioni kryesor ndaj Kosovës, prej momentit kur është pranuar Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i Zbatimit në Ohër, ka qenë implementimi sa më i shpejtë dhe urgjent i Asociacionit. Për këtë gjë edhe BE i ka dorëzuar draft-statut në fund të vitit të kaluar. Sigurisht që po e njëjta kërkesë, me të njëjtën urgjencë e shpejtësi, do të kërkohet në çdo hap të integrimit të Kosovës duke përfshirë anëtarësimin në Këshill të Evropës; është çka Kurti është pajtuar vet edhe asgjë përtej se çka është pajtuar ai vet nuk po i kërkojnë bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë Gjermaninë e Francën”, ka thënë ai për Periskopin.

Drafti i Asociacionit nuk duhet të dërgohet në Kushtetuese, pasi sipas Molliqajt është i rrezikshëm.

Për gjithë këtë, Molliqaj thotë se Kurti është përgjegjës.

“Kostoja e Asociacionit është shumë e lartë. Drafti i tanishëm është efektivisht autonomi e mbikqyrur që e minon thelbësisht shtetësinë e Kosovës. Kjo kosto nuk shpaguhet dot nga anëtarësimi në Këshill të Evropës. Ai draft nuk duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese. Në të njëjtën kohë, Kurtin duhet ta mbajmë përgjegjës që Kosovën e ka futur në kornizat e dialogut që rezultat kanë sjell mungesën e integrimit në organizata ndërkombëtare, Asociacion jashtëzakonisht të dëmshëm e të rrezikshëm e në fund proces të dialogut të përhershëm që s’garanton as njohje as paqe të përhershme. Për këtë kapitullim të pozicionit të Kosovës, Kurtin duhet ta mbajmë përgjegjës sepse përgjegjësia është e tij”, ka thënë ai për Periskopin.

Kujtojmë që Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari Gjerman, Olaf Scholz të dytë të njëjtin gjë kërkuan nga kryeministri Albin Kurti, në bisedat telefonike që kanë pasur.

Sipas komunikatës nga Kancelaria Federale Gjermane, rreth bisedës telefonike Scholz-Kurti, u tregua qartë kushti gjerman, ndërsa para një jave edhe Emmanuel Macron i kërkoi të njëjtën gjë Kurtit.

“Macron nënvizoi rëndësinë që Franca i vendos, poashtu në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, hapave të shpejt dhe të paprakyeshëm në zbatimin e Asociacionit nga autoritetet e Kosovës”, është thënë në komunikatën e presidencës franceze./Periskopi

Shpërndaje në: