Parlamenti Europian voton rezolutën për Shqipërinë

Parlamenti Europian voton rezolutën për Shqipërinë

Parlamenti Europian votoi me 519 vota pro, 52 kundër dhe 28 abstenim rezolutën për Shqipërinë të raportueses Isabel Santos mbi progresin e Shqipërisë në reformat e integrimit europian gjatë vitit 2021.

Në këtë raport, Parlamenti Europian i kërkon Këshillit të Bashkimit Europian të hapë me shpejtësi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë  në BE.

Sipas Parlamentit Europian, mos hapja e negociatave përbën një kërcënim serioz për politikën e zgjerimit dhe dëmton reputacionin e Bashkimit Europian si partner i besueshëm dhe aktor serioz gjeopolitik në sytë e opinionit publik.

Këshillit të BE-së i kërkohet të marrë shpejt vendimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dritën e kontekstit gjeostrategjik të luftës në Ukrainë dhe në veçanti aktiviteteve keqdashëse në rajonin e  Ballkanit Perëndimor, që synojnë cënimin e integrimit më të thellë të rajonit në Bashkimin Europian dhe stabilitetin e tyre politik. /abcnews.al

 

Shpërndaje në: