Pas armëpushimit, mijëra palestinezë kthehen në zonat e braktisura të Gazës
Dhjetëra mijëra palestinezë janë nisur drejt Gazës veriore pasi ushtria izraelite njoftoi se një marrëveshje armëpushimi kishte hyrë në fuqi.
Fillimi i ofensivës së Izraelit në Gaza pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor ka bërë që rreth një milion palestinezë të largohen nga pjesa veriore e rajonit.
Tërheqja fillestare e forcave izraelite nga pjesë të Qytetit të Gazës , e cila filloi sot, zbuloi shkallën e tmerrshme të shkatërrimit të lagjeve të banimit dhe infrastrukturës kyçe, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Tens of thousands of Palestinians are walking back to Gaza City as Israel’s military begins its withdrawal following the ceasefire agreement.
Al Jazeera’s @TareqAzzoum is there, watching what he described as ‘an endless tide of humans.’ pic.twitter.com/vvjDc2tbIP
— Al Jazeera English (@AJEnglish) October 10, 2025
Lagje të tëra janë shndërruar në rrënoja.
Fotot që u publikuan dëshmojnë për shkatërrimin në zonat nga të cilat u tërhoqën forcat izraelite.
Zhvendosja e tyre po ndodh përgjatë të ashtuquajturës vijë të verdhë brenda Rripit të Gazës, në përputhje me marrëveshjen e armëpushimit të rënë dakord.
Kujtojmë se Donald Trump njoftoi herët të enjten në mëngjes se Izraeli dhe Hamasi kishin arritur një marrëveshje mbi fazën e parë të planit të tij, e cila përfshin një armëpushim dhe një shkëmbim të burgosurish.
Pas armëpushimit, mijëra palestinezë kthehen në zonat e braktisura të Gazës”.
Marrëveshja është rezultat i katër ditëve negociatash indirekte midis dy palëve në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, ku morën pjesë edhe delegacione nga Turqia, Egjipti dhe Katari, të gjitha nën mbikëqyrjen e SHBA-së. /Periskopi



