Pas atij në Lipjan, Policia pritet të shkarkojë dy komandantë stacionesh – atë në Klinë dhe Suharekë

Pas atij në Lipjan, Policia pritet të shkarkojë dy komandantë stacionesh – atë në Klinë dhe Suharekë

Kapiteni i Policisë në Lipjan, Argjend Gashi, është shkarkuar nga detyra nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në një lëvizje të menjëhershme që vjen pas ngjarjes tragjike të vdekjes së një 27-vjeçari në këtë komunë.

Policia e Kosovës pritet të ndërmarrë një vendim drastik pas zhvillimeve të fundit me pasoja të rënda në disa rajone.

Pas komandantit të stacionit në Lipjan, pritet të shkarkohen edhe komandati i stacionit në Klinë dhe ai në Suharekë.

Sinjali bën të ditur përmes burimeve të veta se është diskutuar të shkarkohen nga pozitat e tyre në një masë të jashtëzakonshme disiplinore.

Në Lipjan, nga nesër si komandant pritet të fillojë Ibrahim Shatrolli, Kapiten, për të zëvendësuar Argjend Gashin, i cili do transferohet nga Stacioni i Lipjanit./Periskopi/

Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

“Na ka sulmu duke na sharë, ka qenë i ushtruar fizikisht dhe ka pasur forcë shumë të madhe’ – deklarata e Policëve të arrestuar për vdekjen e Agon Zejnullahut

“Mjekët s’kanë të drejtë të japin detaje rreth gjendjes”, Sejdiu flet për hetimet ndaj mjekes për rastin e Agon Zejnullahut

Shpërndaje në: