Pas Berlinit, Kurti nuk shkon as në Cyrih për ta mbështetur VLEN

Pas Berlinit, Kurti nuk shkon as në Cyrih për ta mbështetur VLEN

Kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë as në tubimin elektoral të koalicionit që po përkrah në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, VLEN, në Cyrih të Zvicrës.

Këshilltar i Jashtëm Politik i kryeministrit Albin Kurti për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut dhe kandidat për deputet, Bekim Qoku, ditë më parë kishte paralajmëruar për pjesëmarrjen e Kurtit në këtë tubim të planifikuar, por në një postim të ri sot, Kurti nuk është në listën e pjesëmarrësve.

“Sonte në Zürich, Regensforf. Mërgata është jo vetëm instanca financiare, por edhe morale e kombit. Ajo na konfirmon rrugën e drejtë dhe na qorton për rrugën e shtrembër”, ka shkruar ai sot, ndërsa ka treguar edhe pjesëmarrësit tjerë nga koalicioni.

Ai mbrëmë ‘korrigjoi’ edhe paralajmërimin për një tubim në Berlin ku edhe aty ishte lajmëruar nga Qoku se do të jetë Kurti i pranishëm. Por, më pas ishte ndryshuar lajmërimi.

Në vend të tij mbrëmë në Berlin kishte shkuar ministrja Albulena Haxhiu.

Shpërndaje në: