Pas ekspeditës në Afrikë, avokat Koci me një projekt edhe më ambicioz: Viziton mbi 10 000 vendbanime

Pas ekspeditës në Afrikë, avokat Koci me një projekt edhe më ambicioz: Viziton mbi 10 000 vendbanime

Avokati i njohur, Arianit Koci, duket se do të ndërmarr një tjetër projekt interesant udhëtimi pasi kreu ekspeditën e tij në Afrikë.

Ai shton se këtë fundjavë e fillon shtegtimin e tij nëpër Kosovë, duke thënë se e ka ndërmend t’i vizitojë “të gjitha vendbanimet e Kosovës” e të cilat janë mbi 10 mijë sosh.

Dhe derisa e bën një gjë të tillë, ai thotë se do të jetë në shërbim të klientëve “24 orë në ditë” përkundër që nuk besohet se dita e z. Koci zgjat më shumë se 24 orë – siç na zgjat edhe ne të tjerëve, përcjell Periskopi.

Më pas, ai ka lutur ndjekësit e tij që t’i propozojnë vende ku të kalojë natën.

Statusi i plotë:

Me e dashtë Kosovën, duhet me e njohtë çdo metër të saj.

Këtë vikend do të filloj shtegtimin nēpër vendlindje, me biçikletë.

Kam fjetë nē Prizren, Pejë dhe Gjakovë.

Tash e kam ndërmend me i vizitu të gjitha vendbanimet e Kosovës, e në disa vende edhe do ta kaloj natën.

Ky projekt do të zgjat më shumë kohë.

Natyrisht, më duhet ta ndërprejë, rrugëtimin kohë pas kohe.

Jam në shërbim të klientëve 24 orë në ditë.

Sidoqoftë, kam nevojë për ndihmen e juaj.

Ju lus të mê propozoni:

– Marshrutën;

– Ku me fjetë;

– Ku me u ushqy;

– Çka me vizitu;

– Kend me e taku.

Keni parasysh se jam me biçikletë, dhe se dua edhe të vizitoj vende dhe të njoftoj njerëz.

Pra, nuk ështē qëllimi vetēm ta kaloj Kosovën me shpejtësi!

Besoj që 50 km në ditë është marshrutë ideale për udhëtim: më mbetët kohë me taku njerëz dhe me vizitu vende të reja,

Mendoj me u nis të premtën, pas orarit të punës.

Fillojmë me propozime.

Krejt vendet interesant në Kosovë, ju lutëm mos i harroni.

A me u nisë në drejtim të Mitrovicës?

Nëse po, në cilin hotel me fjetë?

P.s.

Kohë pas kohë, do ta xhiroj shtegtimin, dhe do të ketë udhëpërshkrim në FB.

*Photo Credits: Arianit Koci

Shpërndaje në: