Pas ‘El Clasicos’ mbrëmë Laporta ashiqare ua bëri rrafsh futbollistëve të tij me fjalimin e tepruar

Periskopi.com Sporti

Barcelona nuk arriti më shumë se një humbje në gjysmëfinalen e Super Kupës kundër Real Madridit, të mërkurën mbrëma.

Barca u fut në ‘El Clasicon’ e parë të vitit si jo favorite absolute.

Katalunasit dhuruan një paraqitje dinjitoze në Arabinë Saudite, transmeton Periskopi.

Dorën në zemër ishte paraqitje inkurajuese, në rregull, si disa paraqitje tjera që Barca i ka bërë këtë sezon por nuk ka fituar.

Mirëpo, presidenti i blaugranëve, Juan Laporta paksa e teproi me fjalimin jashtëzakonisht entuziast në zhveshtore pas ndeshjes.

Ai filloi: “Ne jemi shumë krenarë. Të gjithë janë krenarë që janë tifozë të Barcelonës. Tani më shumë se kurrë.

“Mesazhet që po marrim nga Barcelona, ​​ajo ndeshje që keni luajtur ku jeni rritur, keni treguar talent, keni treguar krenari, keni tejkaluar veten. Ju ishit trima, trima! Ne mund të jemi krenarë.

“Si president i Barcelonës, me pjesën tjetër të bordit dhe “Culers” në mbarë botën, ne jemi të gjithë krenarë që jemi tifozë të Barçës. Faleminderit të gjithëve.

“Kjo është rruga, trajner, staf, shumë të mirë.

“Pothuajse e patëm. Thjesht po na mungon fitorja. Por jam i sigurt se nëse vazhdojmë do ta arrijmë. Faleminderit. Visca Barca. Ju jeni rritur. Ne jemi krenarë.”

Në rregull, të flasim sinqerisht pak në lidhje me këtë. Njeriu qartazi para punonjësve të vetë ka përdorur metodën e motivimit siç e bëni kur punësoni një fillestar, duke e ekzagjëruar me lavdatat pas një humbjeje, e cila – pas së gjithash – mbetet humbje, derisa duke e dhënë këtë fjalim pas një përballjeje me Real Madridin, disi nënvizohet inferioriteti i të gjithë atyre që punojnë në klubin e Barcelonës ndaj ndeshjeve me një skuadër si ‘mbretërit’ nga Madridi.

Derisa dikur te Barcelona vlerësohej vetëm fitorja dhe luftohej me çdo kusht në të gjitha frontet, standardet kanë rënë dukshëm, teksa po vlerësohen paraqitjet e mira pa rezultate – siç bënte një kohë të gjatë Arsenali me Arsene Wengerin, derisa e kuptoi se paraqitjet e mira me humbje, nuk të dërgojnë askund. /Periskopi.com/