Pas Lamborghinit dhe Ducattit tash edhe Bentley i bashkohet Audi’së

Pas Lamborghinit dhe Ducattit tash edhe Bentley i bashkohet Audi’së

Pasi që i shtini nën sqetull Lamborghini’n dhe Ducatti’n , Audi tash po e prsvon ta bëjë të njtën gjë edhe me markën ekskluzive britanike.

Bentley në fakt ka vite që operon nën drejtimin e Volkswagen, sepse afarizmin e tij deri tani  e mbikëqyrte brendi Porsche. Edhe pse këtë gjë e dinte pakkush, meqë Bentley kishte lirinë e plotë të veprimit gjatë krijimit të politikave zhvilimore. Mirëpo, ardhja e pandemisë shënoi fundin e erës kur paratë mund të shpenzoheshin në gjithçka, prandaj Bentley u detyrua të ndërpres prodhimin e motorit të famshëm V8 dhe që gradualisht t’i kthehet teknologjive moderne.

VW ka plan të qartë që nga viti 2020. Plani quhet Together 2025 dhe paraqet një ristrukturim të plotë, i cili nënkupton uljen e shpenzimeve fikse për 5% dhe të atyre materiale për 7%.

Natyrisht, të gjitha brendet e njohura mbeten ende pjesë e portfolios së VW’së. Këtu nuk hyn vetëm Bugatti, i cili as që përmendet në këtë strategji, dhe i cili falë lëvizjeve të mençura afariste përfundoi bashkë me Rimac‘in kroat.

Në të vërtetë,  çdo vendim i kompanisë Bentley duhet të koordinohet dhe miratohet nga prijësit e Audisë, përfshirë edhe investimet e ardhshme. Për shembull, Bentley nuk do të mund të bashkëpunojë as me Lamborghinin pa pasur paraprakisht miratimin e Audisë.

Me një fjalë, Bentley po shndërrohet në një satelit të Audisë, sepse do të varet tërësisht nga vendimet e gjigantit gjerman. Rrjedhimisht, del se gjermanët do t’iu komandojnë britanikëve dhe, nëse duan, mund t’ua ndërrojnë edhe menaxhmentin dhe të ndikojnë në kapacitetet prodhuese.

Ndryshe, sipas informacioneve zyrtare, Bentley i parë i ri elektrik vjen në treg në vitin 2025, dhe do të quhet model D-Lux. Deri atëherë do të elektrifikohen modelet ekzistuese Flying Spur dhe Bentayga.

Shpërndaje në: