Pas largimit të njerëzve nga Kopshti Zoologjik, pandat më në fund bëjnë dashuri pas 10 vitesh

Pas largimit të njerëzve nga Kopshti Zoologjik, pandat më në fund bëjnë dashuri pas 10 vitesh

Pandemia e koronavirusit i ka dhënë një çifti pandash në Hong Kong mjaftueshëm kohë sa më në fund të bashkohen me njëri tjetrin.

Punëtorët e Kopshtit Zoologjik në Ocean Park janë munduar pa sukses për 10 vjet që t’i bëjnë dy pandat 14 vjeçare që të çiftohen me njëri-tjetrin. Përpjekja e tyre dekadëshe kishte rezultuar e pafrytshme.

Megjithatë, me kopshtin zoologjik që u mbyll për vizitorë që nga fundi i janarit për shkak të shpërthimit të Covid-19shit, stafi nisi të vërente ndryshime në sjelljen e kafshëve, shkruan Shanghai.ist, përkthen Periskopi.

“Që na fundi i majit, Ying Yingu (njëra pandë) kaloi kohë të madhe duke lozur në ujë, ndërsa Le Le-ja (tjetra pandë) ka lënë si gjurmë erën e saj rreth habitatit të tij dhe ka kërkuar për erën e Ying Yingut,” thuhet në një deklaratë të kopshtit.

Pas kësaj paraloje, Ocean Park njoftoi me krenari se çifti i pandave ishte çiftuar me sukses në mëngjesin e ditës së hënë.

“Çiftimi natyral i suksesshëm i sotëm është lajm ekstremisht i mirë për të gjithë ne, sepse shansat për shtatzënëi janë më të larta se sa me mbarsje artificiale,” shtohet më tej në deklaratë. /Periskopi

Shpërndaje në: