Pas Prizrenit, kandidatët e PDK-së bëjnë kërdi në Malishevë – kaq vota dyshohet se i kanë vjedhur

Pas Prizrenit, kandidatët e PDK-së bëjnë kërdi në Malishevë – kaq vota dyshohet se i kanë vjedhur

Po vazhdon rinumërimi i votave në Qendrën e Rinumërimit, derisa po shpërfaqen keqpërdorime të votave të kandidatëve për të deputetë brenda partive të caktuara, raporton Periskopi.

Pas rinumërimit të këtyre votave në Malishevë, del se kandidatët e PDK-së, kanë peshkuar tek votat e njëri-tjetrit.

Sipas të dhënave zyrtare nga faqja e KQZ-së, rezulton se Gazmend Maliqaj ka -878 vota, pas tij vjen Adnan Thaqi me -689 vota, ndërsa edhe Fetah Paçarizit i janë larguar 609 vota.

Kujtojmë se KQZ më 13.01.2026 mori vendim për rinumërimin e fletëvotimeve në 914 vendvotime.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 28 dhjetor 2025./Periskopi/




Përfundon rinumërimi në Prizren, një kandidati të PDK-së i “zhduken” mbi 1 mijë e 300 vota

Vjedhjet e votave e çojnë Kosovën në rinumërim të plotë- Periskopi sjell detaje

Shpërndaje në: