Pas raportimit të drejtpërdrejtë 14 orësh, gazetaren australiane e zë gjumi

Pas raportimit të drejtpërdrejtë 14 orësh, gazetaren australiane e zë gjumi

Gazetarja australiane Allison Langdon është filmuar duke fjetur në prehrin e kolegut, pas 14 orëve raportim të drejtpërdrejtë nga pallati mbretëror Buckingham.

Derisa dje e tërë bota kishte drejtuar sytë kah familja mbretërore dhe në pallatin Buckingham me rastin e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II, gazetarët përfshirë Sussan Reid dhe Huwa Edwards, kanë marrë një sërë lëvdatash për raportimin dhe mbulimin e kësaj ngjarje, transmeton Telegrafi.

Televizionet nga e mbarë bota kishin dërguar ekipet e tyre që të transmetojnë gjithçka direkt, megjithatë një gazetare tërhoqi vëmendjen pasi që pas shumë orëve qëndrim para kamerave, nuk kishte arritur më t’i mbajë sytë e hapur nga lodhja.

Prezantuesja e emisionit Today, është vërejtur duke bërë një “sy gjumë” pas raportimit 14 orësh që u transmetuar direkt dhe për asnjë moment nuk ka pasur ndërprerje.

43-vjeçarja shfrytëzoi pallton si jastëk dhe e vendosi mbi prehrin e kolegut, ku edhe e zuri gjumi për pak çaste.

Ajo më vonë ka shpërndarë në Instagram fotografinë, ku tha se gjithçka është në rregull pas raportimit 14 orësh.

Shpërndaje në: