Pas raportimit të Periskopit, alarmon opozita: Qeveria po tenton ta ndryshojë Ligjin, për t’i vendosur njerëzit e saj nëpër Ministri

Pas raportimit të Periskopit, alarmon opozita: Qeveria po tenton ta ndryshojë Ligjin, për t’i vendosur njerëzit e saj nëpër Ministri

Periskopi raportoi ekskluzivisht para pak ditësh se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme [MPB] e kanë marrë me urgjencë plotësim-ndryshimin e Ligjit për Zyrtarët Publik, i cili pritet të dërgohet shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës për votim.

Periskopi ka siguruar draft-Projektligjin, ku Qeveria Kurti ka bërë disa ndryshime rrënjësore sa i përket shërbyesve civil me pozita të mesme dhe të ulta udhëheqëse.

Nëpunësit civil që kanë pozita të mesme dhe të ulta udhëheqëse, pas kalimit të këtij ligji në Kuvend, do të emërohen me mandat.

Lidhur me këtë, AAK sot ka mbajtur konferencë për media, duke thënë se Qeveria po tenton të prishë sistemin e ndërtuar tash e 20 vjet, që sipas tyre, ka tendencë ta politizojë sistemin.

“Ne emër të grupit të AAK-së, do të adresojmë një ndër cështjet më të rëndësishme, Ligjin e Pagave por edhe me dy ligje të tjera që janë në agjendën legjislative. Më lejoni të flas për Ligjin e Zyrtarëve Publik, që është dashur të vijë qe një muaj e nuk ka ardhë. Amandamenti i ligjit është dhe ka për synim të dëmtojë seriozisht të arriturat që i kemi pasë tash 20 vjet. Qeverisja aktuale po tenton të prishë systemin e karrirerës në shërbimin civil: shefat e divizioneve dhe shefat e departamenteve në shërbim civil, realisht kthehen në një marrëdhënie si në setkorin privat. Kjo qeveri është duke synu me e prishë systemin e karrierës dhe t’ju jap kontratë si në sektorin privat, që në esencë është me e shfrytëzu politikën që këto vende me i mbushë me njerëz partiak. Mos e prekni sistemin e karrierës për zyrtarët  publik. Nëse doni më mirë bëjeni krejt politik, le të dihet që Sekretari, drejtori, shefi, shkon e vjen me një parti, por mos e prekni sistemin e karrierës”, tha Besnik Tahiri, përcjell Periskopi.

Më shumë rreth kësaj, shih temën e Periskopit: Kapja e shtetit: Qeveria i rras hundët dhe synon të politizojë stafin civil (Dok.)

 

 

Shpërndaje në: