Pas tetë viteve, Balotelli zbulon të vërtetën e fintes katastrofë (VIDEO)

Pas tetë viteve, Balotelli zbulon të vërtetën e fintes katastrofë (VIDEO)

Ishte viti 2011 kur Mario Balotelli do bënte një nga “gomarllëqet” e tij në miqësoren me Manchester City dhe Los Angeles Galaxy, që u zhvillua në Amerikë.

I vetëm përballë portierit, sulmuesi italian bëri një veprim të çuditshëm duke e nxjerrë topin jashtë.

Direkt pas këtij momenti, trajneri Roberto Mancini e zëvendësoi.

Tani, pas tetë vitesh ka qenë një faqe futbolli që e ka sjellë në kujtesë veprimit e sulmuesit problematik. Për të sqaruar një herë e përgjithmonë këtë situatë ka menduar vetë Balotelli, i cili iu është përgjigjur me dy komente të forta.

“Mendova se isha pozicion jashtë loje! Bastardë!”, shkroi fillimisht Super Mario, “Plus që dëgjova vërshëllimën e gjyqtarit para se të godisja. Për këtë e bëra”, vijoi më tej sulmuesi i Marseille. /Periskopi/

Shpërndaje në: