Pas vendimit të Supremes, PDK thërret konferencë për media për të mërkurën

Pas vendimit të Supremes, PDK thërret konferencë për media për të mërkurën

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media.

Konferenca do të nmbahet duke filluar nga ora 11:00, në selinë qendrore të kësaj partie.

Arsyeja s’është bërë e ditur zyrtarisht, derisa besohet se shkak mund të jetë vendimi i Gjykatës Supreme e cila ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do ta dorëzojë nesër (e mërkurë), në ora 11:30, vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ky vendim do të dorëzohet nga LDK-ja si dëshmi për 17 kallëzimet penale që kjo parti i kishte ngritur paraprakisht më 8 maj 2025.

Nga LDK kanë bërë të ditur se ky hap vjen si pjesë e procesit të vazhdueshëm ligjor për të cilin ata janë zotuar se do ta çojnë deri në fund./Periskopi/

Shfuqizimi i vendimit për pajisjet fiskale – LDK dorëzon nesër në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme

Shpërndaje në: