Pasaportën e kishtë të vulosur dhe biletën e rezervuar, Covid-19 bllokon transferimin e afrikanit te Drenica
Viza e tij ishte vulosur në pasaportë, bileta i ishte rezervuar dhe data e fluturimit ishte më 3 nëntor, por rritjet e rasteve me COVID-19 i nxorën telashe Tinashe Makanda në Kosovë.
Sulmuesi nga Zimbawe pritej t’i nënshtrohej një periudhe testuese trejavore te skuadra elitare kosovare, Drenica, raporton mediumi “Chronicle.co.zw”.
Por, kjo situatë e rënduar epidemiologjike, ka bërë që futbollisti të mbetet në vendlindjen e tij derisa po kërkon ndonjë klub tjetër.
“Makanda duhej të fluturonte të martën (3 nëntor) për në Kosovë, por shkaku i COVID-19, atje lejohen të udhëtojnë vetëm qytetarët vendas, dhe asnjë i huaj”, tregoi përfaqësuesi i futbollitit, Nyambiya për “TKT”.
Presidenti i Drenicës, Ilir Veliqi kishte marrë përsipër gjithë koston e fluturimit dhe akomodimit të futbollistit në Kosovë.
Makanda së fundmi është paraqitur te skuadra e Bulawayo, por pas skadimit të kontratës, ka mbetur pa skuadër.



