Pasi i dërgoi në lokacion, taksistit i vodhën paratë nën kërcënim të armës

Pasi i dërgoi në lokacion, taksistit i vodhën paratë nën kërcënim të armës

Një vozitës Taxi ka raportuar në polici se nga qendra e Prishtinës kishte dy pasagjerë të cilët kishin kërkuar që t’i dërgonte në fshatin Grashticë dhe pasi që kishin arritur në atë lokacion, njëri prej tyre i kishte ekspozuar revolen dhe se nën kërcënimin e armës ia kishin grabitur rreth 90 euro para te gatshme si dhe dy telefona te firmës.

Organet e rendit njoftojnë se rasti është nën hetime.

Shpërndaje në: