Pasi Leeds mbeti në Premier League – Januzaj afër klubit të madh

Pasi Leeds mbeti në Premier League – Januzaj afër klubit të madh

Barcelona është në kërkim të një lojtari për krahun e djathtë të sulmit.

Raphinha ishte dëshira primare, por mbetja e Leeds United në Premier League bën që transferimi i tij të bëhet më i vështirë.

Katalanët nuk mund të aktivizojnë klauzolën 25 milionëshe të tij. Sipas raportimeve nga Spanja, Barcelona po shqyrton alternativat, dhe një nga to është Adnan Januzaj.

Januzaj ka konfirmuar largimin e tij nga Real Sociedad dhe kartoni i tij do të sigurohej falas nga katalanët.

Barcelona ka qenë e interesuar për shërbimet e Adnan Januzaj edhe gjatë merkatos së janarit.

Deri në një ofertë për të, Barcelona është në pritje të vlerësimit të situatës së Raphinha.

Shpërndaje në: