“Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë” – Albin Kurti nuk u distancua kurrë nga thirrja e Alban Krasniqit për vrasjen e Kadri Veselit

“Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë” – Albin Kurti nuk u distancua kurrë nga thirrja e Alban Krasniqit për vrasjen e Kadri Veselit

Nëntë vjet më parë Alban Krasniqi, burri i Albulena Haxhiut, aktualisht anëtar i KQZ`së nga Lëvizja Vetëvendosje, bëntë thirrje publikisht për vrasjen e Kadri Veselit, raporton Periskopi.

Me 27 shkurt 2016,  në një status në “Facebook”, Alban Krasniqi shkruante:

“Kadri Veseli duke keqpërdorë ditët e fundit të Bacës Adem, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore. Kadri, ti kurrë nuk mund të fshehësh kriminalitetin tënd përmes abuzimit me figurën e Adem Demaçit. Kadri, të vjen radha edhe ty … shumë shpejtë, s`ka milici që të mbronë nga populli i revoltuar. Pastë dorën e marë ai që të marrtë në shenjë”, kishte shkruar Alban Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Për këtë thirrje për vrasjen e Kadri Veslit, Albin Kurti kurrë nuk ishte distancuar.

Kurti, aktuaisht kryeministër në detyrë i është përgjigjur ftesës së gjykatës në rastin kur Faton Klinaku e kishte kanosur Albin Kurtin (si palë e dëmtuar).

Por Kurti ka disa muaj që nuk i përgjigjet Prokurorisë Speciale për rastin e rezervave shtetërore, i cili ishte ftuar disa herë në cilësinë e dëshmitarin në rastin ku po hetohet ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Kurti gjatë seancës së të mërkurës, në cilësinë e të dëmtuarit tha para trupit gjykues se nuk paraqet kërkesë pasurore-juridike ndaj të atyre që e kishin kanosur Faton Klinakut e Nuredin Selmani.

Me të dal nga salla e gjyatës Kurti është pyetur nëse ai do të paraqitet në prokurorinë Speciale, por nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve /Periskopi/

Kurti hesht ndaj pyetjeve për rezervën shtetërore, largohet pa zë nga gjykata

“Më parë e vras Albin Kurtin, sesa që ia l’shoj rrugën…” – Çka thuhet në aktakuzën e ngritur ndaj Klinakut dhe Selmanit?

Klinaku nuk pendohet: Albin Kurti të mos ka frikë nga unë, por nga historia

 

Shpërndaje në: