“Pazarllëk” i ëmbël për studentët – Ish ministri për Kurtin: Qeveria uzurpatore me fushatë të pastër me paranë publike
Qeveria në detyrë ka ndarë këtë vit nga 100 euro për çdo student aktiv në universitete publike e private të akredituara, raporton Periskopi.
“Pazari” i tij u bë edhe para raundit të parë të zgjedhjeve lokale, e njëjta po ndodh edhe tani në këto të balotazhit.
E kjo nxiti reagime në vend.
Një nga ta tha se kjo nuk është i vetmi rast që Kurti e shfrytzoi buxhetin e shtetit.
Në një prononcim për Periskopin, ish ministri i Financave, Haki Shatri ka thënë se prezantimi i buxhetit derisa fliste për pensionet e pagën e 13-të, janë fushatë e Vetëvendosjes.
Sipas Shatrit, “Qeveria uzurpatore” po bën veprime për fushatë elektorale.
“Jo vetëm 100 euro për studentët, por të gjitha veprimet e Qeverisë uzurpatore janë shfrytëzim i parasë publike për fushatë elektorale.
Prezentimi i buxhetit nga Kurti kur foli vetëm për pensionet, shtesat dhe pagen e 13 janë fushatë e paster e VV me paranë publike.
PS. Pse nuk foli për program zhvillimor, për projekte kapitale, për politikë të jashtme…”, ka deklaruar ai për Periskopin.
“Abuzimi dhe keqshfrytëzimi i taksave publike dhe postës zyrtare të Zyrës së Kryeministrit për dërgimin e mesazheve të tilla vetëm tre ditë para ditës së zgjedhjeve, është i ndaluar kategorikisht sipas standardeve demokratike vendore dhe ndërkombëtare për integritet elektoral. Kjo ndërhyrje cenon drejtpërdrejt integritetin zgjedhor dhe parimin e barazisë në zgjedhje. Zgjedhjet nuk mund të jenë të lira e të ndershme, nëse shteti përdoret si instrument elektoral”, ka shkruar Kryeziu.
Një votë, një 100-she: Joshja e Kurtit për studentët para balotazhit



