PDK dhe AAK nuk ndryshojnë qëndrim: As sot s’e votojnë kandidaten e propozuar nga VV për kryeparlamentare

PDK dhe AAK nuk ndryshojnë qëndrim: As sot s’e votojnë kandidaten e propozuar nga VV për kryeparlamentare

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) as sot nuk do ta mbështesin kryeparlamentaren e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), Albulena Haxhiu.

Nga PDK e ka konfirmuar, Abelard Tahiri i cili u shpreh se PDK do të veprojë njejtë si herave të kalauara, transmeton Periskopi.

“Kjo nuk është në dorën tonë. Ne do të veprojmë njëjtë sic kemi vepruar në të dyjat rastet kur është votuar kandidatja për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ajo që pritet të ndodh është nëse kjo parti arrin me pas shumicën me partnerët e koalicionit që pretendon me i pas në këtë rast atëherë normalisht nëse arrin me i pas 61 deputetë do ta zgjedhin këtë cështje dhe do ta kemi kryetaren e re të Kuvendit. Unë jam shumë skeptik duke e parë situatën brenda, duke e parë atmosferën brenda…”, tha Tahiri.

Ndërsa qëndrimin e AAK e ka konfirmuar Time Kadrijaj.

“Po, AAK-ja do të veprojë njëjtë si në dy seancat e kaluara”, tha shkurt Kadrijaj.

Kujtojmë se, Pas dy dështimeve radhazi, deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës më në fund arritën ta miratojnë raportin për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, me ç’rast procesi mori rrjedhë, ndërsa deputetët bënë betimin për mandatin e tyre të ri.

Ky proces u ndal kur erdhi radha për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Shpërndaje në: