PDK Drenas i reagon Lladrovcit: E vetmja degë e PDK-së në Drenas është ajo që udhëhiqet nga kryetari legjitim i degës, Petrit Hajdari
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka reaguar pas thirrjes së Ramiz Lladrovcit për mbledhje në këtë seli.
Në njoftimin zyrtar thuhet se PDK Drenas nuk ka shpërndarë asnjë komunikatë apo ftesë të tillë, raporton Periskopi.
“Nëse persona të paautorizuar kanë keqpërdorur qëllimisht emrin tonë, ftojmë mediat që paraprakisht ta verifikojnë burimin e lajmit, për të mos shkaktuar konfuzion në opinionin publik,” – thuhet në reagim.
Tutje, Dega e PDK-së në Drenas ka theksuar se e vetmja degë legjitime e partisë në këtë komunë është ajo që udhëhiqet nga kryetari Petrit Hajdari.
PDK Drenas apelon për verifikim të informatave dhe kundërshton përhapjen e dezinformatave që mund të ndikojnë në procesin zgjedhor dhe në qetësinë e qytetarëve.
Lladrovci: Sonte festojmë në zyren ku ishte selia PDK-së në Drenas



